image Bordeaux e Lyon ndahen në 'paqe', Shaqiri asiston te goli i parë

Futboll

Bordeaux e Lyon ndahen në ‘paqe’, Shaqiri asiston te goli i parë

news image

Bordeaux dhe Lyoni u ballafaquan në ndeshjen përmbyllëse për javën e 17-të në Ligue 1, shkruan Sinjali Sport.

Takimi interesant i elitës franceze mbaroi pa fitues, me rezultat të barabartë 2-2.

Xherdan Shaqiri asistoi te goli i parë i shënuar nga Dennayer, më pas Gusto shënoi autogol për Bordeaux dhe i barazoi shifrat.

Mendes pastaj realizoi për mysafirët duke i avancuar sërish, por Elis barazoi rezultatin për rezultatin përfundimtar.

Lyoni gjendet më mirë në renditjen tabelare me 23 pikë në pozitën e 12-të, kurse Bordeax me 14 pikë gjendet në pozitën e 17-të.

Për mysafirët Xherdan Shaqiri, zhvilloi 66 minuta në këtë ndeshje. /Gazeta Sinjali Sporti/