Bordeaux dhe Lyoni u ballafaquan në ndeshjen përmbyllëse për javën e 17-të në Ligue 1, shkruan Sinjali Sport.
Takimi interesant i elitës franceze mbaroi pa fitues, me rezultat të barabartë 2-2.
Xherdan Shaqiri asistoi te goli i parë i shënuar nga Dennayer, më pas Gusto shënoi autogol për Bordeaux dhe i barazoi shifrat.
Mendes pastaj realizoi për mysafirët duke i avancuar sërish, por Elis barazoi rezultatin për rezultatin përfundimtar.
Lyoni gjendet më mirë në renditjen tabelare me 23 pikë në pozitën e 12-të, kurse Bordeax me 14 pikë gjendet në pozitën e 17-të.
Për mysafirët Xherdan Shaqiri, zhvilloi 66 minuta në këtë ndeshje. /Gazeta Sinjali Sporti/