Emri i Bora Zemanit bëri bujë pas puthjes së famshme me Donald Veshaj në shtëpinë e Big Brother VIP.
Çifti ishte ndarë prej disa muajsh, por u duk sikur kishin dëshirë të rimerrnin marrëdhënien e tyre.
Ndërkohë, Trixa me të dalë nga shtëpia i bëri një këngë Donaldit. Bora ishte e akullt, nuk e ka deklaruar asnjëherë publikisht dashurinë e saj.
Por, ajo që bie së fundmi në sy është stili i veshjes së Bora Zemanit që ishte as më shumë e as më pak se stili i fustanit të Beatrix mbrëmjen e së premtes në spektaklin live të Big Brother Vip.
Fustani gjysmë këmishë dhe gjysmë dekolte i veshur nga Trixa, tashmë është veshur edhe nga Bora.