image Bora transportohet me helikopter në Francë

Botë

Aksion/ Bora transportohet me helikopter në Francë

news image

70 tonë dëborë janë transportuar me helikopeter në shpatet shterpë të vargmaleve Pirenei, që ndajnë Gadishullin Iberik nga Franca dhe shtrihet për rreth 430 km nga Gjiri i Biskajës deri në Detin Mesdhe.

Operacioni i jashtëzakonshëm u krye për të përballuar mungesën e borës në vendpushimin e skive Luchon-Superbagnères, për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta për sezonin e dimrit. Por vendimi është kritikuar si për kostot, qoftë edhe për ndikimin e tij në mjedis dhe për emetimet e dëmshme të helikopterit, shkruan The Guardian.

Hervé Pounau, drejtori i këshillit të departamentit lokal, tha se kostoja e operacionit do të rikuperohej nga biznesi me kalimin e kohës.

“Do të na kushtojë nga 5,000 deri në 6,000 euro, duke e ditur se për një afat të gjatë do të marrim të paktën 10 herë kthimin e këtij investimi,” tha Pounau në një deklaratë.

Kjo është hera e parë që në Pireneit franceze përdoren helikopterë për të transportuar dëborë, megjithëse operacione të ngjashme tashmë janë kryer në të kaluarën në Alpe. /Gazeta Sinjali/