image Bonucci: Kur ishte Ronaldo, luanim për të, tani luajmë lojë ekipore

Futboll

Bonucci: Kur ishte Ronaldo, luanim për të, tani luajmë lojë ekipore

news image

Mbrojtësi Leonardo Bonucci, sonte bëri paraqitjen e tij të 100 -të në Champions me Juventusin me një fitore ndaj Zenit Shën Petersburg.

Zonja e vjetër triumfoi ndaj Zenitit me golin e Kulusevskit në minutën e 86’të të takimit.

“Ishte një ndeshje e vështirë, sapo humbnin topin, ata mbylleshin. Merita e fitores shkon për të gjithë ekipin, ne rizbuluam dëshirën për të vuajtur dhe për të pasur durim, kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha fillimisht Bonucci për Sky Sports.

A luani më shumë si ekip? “Është absolutisht e vërtetë. Në të kaluarën e afërt ne kishim humbur këtë karakteristikë, ne po luanim me një kampion të madh si CR7 dhe donim ta vendosnim atë në një pozicion që të luante gjithmonë mirë, duke menduar se ai mund t’i zgjidhte të gjitha ndeshjet. Këtë vit ne po rizbulojmë atë përulësinë e duhur që shërben për të rimarrë fitoret”, përfundoi ai.  /Gazeta Sinjali Sporti/