Dy bombardues rusë Tu-142 anti-nëndetëse kanë kryer një fluturim 15 orësh në oqeanin Atlantik madje u furnizuan në ajër nga avionët çisternë Il-78, ndërsa si masë parandaluese u shoqëruan për periudha të ndryshme nga gjuajtësit britanikë Eurofighter si dhe avionët amerikanë të Norvegjisë F-35.
Rusia ka 12 bombardues Tu-142 të cilët kanë motor me helika dhe megjithse kanë hyrë në shërbim prej viteve 19860-të kanë pësuar përmirësime të shumta dhe prodhimi i tyre ka vazhduar deri në 1994. Ata janë pajisur tashmë me radarë të specializuar mbikqyrjeje dhe pajisje për ulje në pista të ashpra.
Flurimet e tyre vijnë pas disa manovrave madhore detare të kryera nga marina e SHBA. Tu-142 konsiderohet si avioni më i durueshëm i Rusisë dhe të tjera përditësime po përgatiten për të. /Gazeta Sinjali/