image Bombardimet ruse në Kherson gjatë natës, vritet një grua dhe lëndohen tre të tjerë

Botë

Bombardimet ruse në Kherson gjatë natës, vritet një grua dhe lëndohen tre të tjerë

news image

Një person është vrarë dhe disa janë plagosur gjatë një “nate të vështirë” të bombardimeve ruse të Khersonit, tha guvernatori i qytetit Oleksandr Prokudin.

Një grua 59-vjeçare vdiq ndërsa dy shpëtimtarë dhe një grua 93-vjeçare ishin në mesin e të plagosurve në sulmet, të cilat synonin zonat e banuara në qendër të qytetit, shkroi ai në Telegram.

Ukraina rimori Kherson dhe pjesë të rajonit përreth Kherson në nëntor pas muajsh pushtimi nga Rusia.

/GazetaSinjali/