image Boban jep dorëheqje nga pozita e tij në UEFA, është kundër ndryshimeve të Çeferinit për ta “gozhduar” pozitën e tij presidenciale

Futboll

Boban jep dorëheqje nga pozita e tij në UEFA, është kundër ndryshimeve të Çeferinit për ta “gozhduar” pozitën e tij presidenciale

news image

Zvonimir Boban ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si këshilltar dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin.

Në Kongresin e muajit shkurt pritet të fuqizohet pozita e sllovenit, e cila do t’ia lejojë atij të qëndrojë në krye të shtëpisë së futbollit evropian përtej tri mandateve, shkruan “The New York Times”.

Legjenda kroate mendonte se Çeferin kishte ardhur në krye të UEFA-s për të bërë ndryshime, e jo për ta zgjatur sa më shumë mandatin e tij.

Boban përmes një letre e ka dhënë dorëheqjen nga pozita e tij si shef i futbollit në UEFA pas tre vjetësh qëndrimi aty.

“Me pikëllim dhe me zemër të rënduar, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të largohem nga UEFA”, ka shkruar ish-futbollisti i Milanit.

“Unë nuk jam duke u përpjekur të jem një lloj heroi, veçanërisht pasi nuk jam i vetëm në mendimin tim këtu”, shtoi Boban.

Çeferin ishte rizgjedhur president i UEFA-s në prill të vitit të kaluar për ta zgjatur mandatin e tij, i cili kishte nisur në vitin 2016.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e 2 dhjetorit në Hamburg të Gjermanisë kishte propozuar që Çeferinit t’i hiqet limiti prej tre mandatesh, respektivisht 12 vjetësh në zyrë në mandate pa limit.

Nëse kjo aprovohet në Kongresin e UEFA-s në Paris më 8 shkurt, Çeferin do të mundë të jetë kandidat edhe në vitin 2027 dhe të vazhdojë ta marrë rrogën e tij vjetore prej 3 milionë dollarësh për 15 vjet, e jo për 12 sa ja lajon statuti aktual.

E kundër këtij vendimi është Boban, i cili e sakrifikoi pozitën e tij.

/GazetaSinjaliSport/