image Benzema një hap larg nënshkrimit të kontratës së re me mbretërit

Futboll

Benzema një hap larg nënshkrimit të kontratës së re me mbretërit

news image

Karim Benzema është shumë pranë rinovimit me Real Madridin.

Mediumi spanjoll “As” shkruan, duke specifikuar, se sulmuesi francez ka miratuar propozimin e marrë nga menaxherët.

Kontrata e Benzemas me Realin do të skadojë në vitin 2022, por sipas shtypit iberik, lojtari do të nënshruajë edhe për një sezon tjetër. Tashmë do të kishte edhe një marrëveshje verbale midis palëve.

 “E ardhmja e Real Madridit prapë kalon përmes Karim Benzema. Golat e tij janë ‘të artë’ për ekipin e Carlo Ancelotti: ai është kapiteni (edhe nëse në teori ai është i dyti, pas Marcelo) dhe është “ura” e përsosur për të mbërritur te Mbappé”, – lexohet te “As”. /Gazeta Sinjali Sporti/