Alpina B9 kaloi dy vjetët e parë në Gjermani, më pas iu shit një blerësi nga Japonia ku qëndroi për 32 vjet, për të përfunduar te pronari aktual në vitin 2017, transmeton Gazeta Sinjali.
Vetura ka ngjyrë të kaltër të errët, grafikë të artë Alpina, rrota Alpina 16-inç, dy tuba shkarkimi të vendosur në qendër, ulëse sportive me vija blu dhe jeshile, timon lëkure Momo, timon druri Alpina etj.
Posedon një motor 3.5-litra me gjashtë cilindra që sigurojnë 180 kuaj fuqi, i shoqëruar me një transmision manual me 5 shpejtësi.
Përshpejtimi nga 0 në 96 km/orë zgjat 6.7 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 240 km/orë. Çmimi i veturës kap shifrën 35 mijë euro.