Pas hetimeve të vazhdueshme policore dhe inspektimit nga inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, është konstatuar se në një pompë e derivateve në Lipjan është në kundërshim me ligjin.
Nafta e cila shitet aty është në kundërshtim me parametrat e lejuar të shitjes, andaj janë bllokuar pikat e shitjes se naftës, tha policia në raportin 24 orësh.
Sipas policisë është arrestuar një i dyshuar, pasi i njëjti dyshohet se ka ndërruar derivatet me qellim qe mostrat e radhës të dalin në rregull, me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.