image Bllokohet nga bora një fshat në Viti, u vështirësohet dalja për të votuar

Kosovë

Bllokohet nga bora një fshat në Viti, u vështirësohet dalja për të votuar

news image

Banorët e fshatit Debëlldeh të Vitisë kanë mbetur të bllokuar pas gjendjes së krijuar pas reshjeve të mëdha të borës, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Viti, Nexhmedin Jakupi, e ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali.

Ai bëri të ditur se për shkak të një defekti ende nuk kanë arritur që të ndërhyjnë në këtë fshat dhe si pasojë e kësaj fshati deri më tash ka qenë i bllokuar.

“Mbrëmë kemi intervenuar në Debëlldeh njëherë, sot ende s’kemi arritë me intervenu, kemi pasur një defekt me një automjet kurse tash jemi duke u nisur për të shkuar atje. I gjithë fshati është i bllokuar, nuk ka pasur mundësi për lëvizje, rruga është e pa pastruar”, tha Jakupi.

Kurse, sa i përket gjendjes së rrugëve të tjera në këtë komunë, Jakupi u shpreh se është e rëndë por që rrugët janë të kalueshme.

“Në përgjithësi e rëndë, është e vështirësuar por në përgjithësi rrugët janë të kalueshme, është intervenu edhe mbrëmë edhe sot prej orës 2 para mëngjesit në rrugët e fshatrave”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/