image Bllokohet foltorja e Kuvendit nga deputetët e PDK-së e AAK-së, Konjufcës i rrinë te koka shefat e Grupeve Parlamentare

Politikë

Bllokohet foltorja e Kuvendit nga deputetët e PDK-së e AAK-së, Konjufcës i rrinë te koka shefat e Grupeve Parlamentare

news image

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me pengesa nga ana e deputetëve të opozitës, shkruan Gazeta Sinjali.

Deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës si dhe nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, kështu duke pamundësuar zhvillimin e seancës.

Në seancë i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë seancë pritet të votohet ndryshimi i Projektligjit për mjetet pensionale apo mundësia e tërheqjes së Trustit.

Ndërkaq, jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës veteranët e luftës janë duke protestuar për mospërfshirjen në ligjin për pagën minimale.

/GazetaSinjali/