Semaforët tek “Katedralja” raportohet se janë bllokuar, çka ka bërë që të shkaktohet tollovi në komunikacion, raporton Gazeta Sinjali.
Si pasojë e mosfunksionimit, disa semaforë thuhet se kanë mbetur në të kuqen, e disa në të gjelbërt, duke mos vazhduar sekondat.
Nga disa pamje të dërguara nga sinjalizuesit, shihet se në të gjitha anët janë krijuar kolona të gjata, duke bllokuar kështu trafikun.