Mëngjesin e sotëm janë bllokuar për qarkullim rrugët përreth stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për shkak se do të luhet ndeshja Kosovë – Suedi, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, kjo do të bëhet për të mundësuar qarkullimin në suaza të normales, duke vendosur kështu pika kontrolli me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të qytetarëve.
“Bllokimet dhe kufizimet në zonën përreth Stadiumit do të bëhen, bazuar në vendimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike. Plani në fjalë do të fillojë të implementohet nesër prej orës 07:00, deri në përfundim të ndeshjes, ku do të ndërpritet qarkullimi dhe ndalohet parkimi i të gjitha automjeteve në rrugët: ‘Enver Zymberi’ dhe ‘Rinia’”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e djeshëm të policisë.
Me këtë rast, policia ka apeluar te qytetarët që të shmangin lëvizjet me vetura drejt stadiumit./Gazeta Sinjali/