Edhe sonte në pikën kufitare në Merdarë po vazhdon të mos ketë lëvizje për shkak të vendosjes së barrikadave. Qarkullimi atje është i bllokuar, teksa është shtuar fluksi në pikat tjera.
Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë më një informacion të rëndësishëm për të gjithë ata që janë duke udhëtuar drejt Kosovës. Kjo pasi që, siç ka bërë me dije kjo ministri grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdarë.
Bllokimi i pikës kufitare në Merdarë, ka shtuar fluksin në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë. Pritjet për të dalë nga Kosova në Serbi janë deri në 30 minuta, ndërsa për hyrje në Kosovë, 40 minuta.
Ndërsa në pikën kufitare të Muçibabës, nuk është shumë e frekuentuar dhe pritjet janë deri në 15 min, për shkak se kjo pikë nuk është shumë e njohur për bashkatdhetarë.