image Blinkeni fajëson Rusinë për raketat që vranë dy persona në Poloni

Evropë

Blinkeni fajëson Rusinë për raketat që vranë dy persona në Poloni

news image

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, tha se Rusia mban “përgjegjësinë përfundimtare” për raketën që ra në Poloni dhe vrau dy persona.

Sakaq hetimet që po zhvillohen pritet të përcaktojnë se nga është lëshuar kjo raketë.

“Sido që të jetë përfundimi i hetimit, ne tashmë e dimë palën që mban përgjegjësinë përfundimtare për këtë ngjarje tragjike, pra Rusinë,” tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së nga Bangkok, përpara një samiti të udhëheqësve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor. “Ajo që ne shohim çdo ditë sot është Rusia hedh raketa në Ukrainë, duke kërkuar të shkatërrojë infrastrukturën e saj”, shtoi më tej kreu i diplomacisë amerikane.

Sipas tij, Ukraina ka të drejtë të mbrohet dhe SHBA-ja do të jetë e përkushtuar të mbështesë atë.

Anthony Blinken përsëriti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë asnjë provë për të kundërshtuar rastin e paraqitur nga Varshava, sipas të cilës raketa ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Zyrtari amerikan, i cili u takua gjatë ditës me homologun e tij ukrainas Dmitry Kuleba, tha se Uashingtoni “vazhdon të vlerësojë situatën dhe të ndajë informacione të reja” në lidhje me incidentin me Kievin. /REL/

/GazetaSinjali/