Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë nuk kanë të bëjnë fare me një marrëveshje të mundshme bërthamore me Iranin, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Komenti vjen pas kërkesës së Rusisë të shtunën për garanci me shkrim nga Uashingtoni se masat e saj ndëshkuese nuk do të dëmtonin bashkëpunimin në Iran, shkruan Al Jazeera.
Në një intervistë me emisionin “Face the Nation” të CBS, Blinken tha se “sanksionet që janë vendosur … ndaj Rusisë nuk kanë të bëjnë fare me marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe perspektivat për t’u rikthyer në atë marrëveshje”.
“Këto gjëra janë krejtësisht të ndryshme dhe thjesht nuk janë, në asnjë mënyrë, të lidhura së bashku“, tha ai.