image Blinken për situatën në Afganistan: Qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut

Botë

Blinken për situatën në Afganistan: Qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut

news image

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se këtë të premte ka folur me homologët e tij të NATO-s mbi situatën në Afganistan dhe përpjekjeve të përbashkëta të tyre për të evakuuar në mënyrë të sigurt qytetarët amerikanë, shtetasit e vendeve partnere dhe afganët në rrezik

Blinken përmes një postimi në Twitter, u shpreh se qëndrojnë të bashkuar kundër dhunës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Ne qëndrojmë të bashkuar në thirrjen për të ndaluar të gjithë dhunën dhe shkeljet e të drejtave të njeriut”, shkroi Blinken, përcjell Gazeta Sinjali.

Ndërkaq kujtojmë se shteti i Kosovës ka shprehur gatishmërinë që të strehojë mijëra afganë që pritet të vijnë ditëve në vijim. /GazetaSinjali/