image Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes vizitojnë sot në Kievin

Botë

Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes vizitojnë sot në Kievin

news image

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ai i Mbrojtjes Lloyd Austin do të vizitojnë Kievin sot, tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

“Nesër, zyrtarët amerikanë do të vijnë për të na vizituar. Unë do të takoj sekretarin e mbrojtjes (Lloyd Austin) dhe Antony Blinken,” u tha Zelenskyy gazetarëve të shtunën.

Presidenti ukrainas nuk dha detaje të mëtejshme rreth vizitës së mundshme.

Kjo është vizita e parë zyrtare nga zyrtarë të qeverisë amerikane që kur filloi agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë të shtunën lidhur me vizitën e mundshme. Departamenti Amerikan i Shtetit gjithashtu refuzoi koment.

/GazetaSinjali/