Një motoçikletë e Hondas u prodhua 40 vite më parë por nuk përshkoi as edhe një milje. Madje ajo do të dalë në ankand pasi një baba nuk e kishte lejuar të birin e tij adoleshent ta ngasë – duke e mbyllur atë në garazh për 40 vite.
Kjo motoçikletë është prodhuar në vitin 1981 dhe ishte blerë e re, por pronari nuk e voziti asnjëherë pasi babai i tij ia kishte ndaluar me arsyen se e kishte blerë pa lejen e tij.
Andaj, kjo motoçikletë përfundoi në garazh, ku qëndroi 40 vite e mbyllur pa e bërë as edhe një milje. Por pasi ndërroi jetë babai i pronarit, ai synoi ta pastrojë shtëpinë e tij në Bridgewater të Anglisë, duke përfshirë edhe shitjen e motoçikletës.
Ai vendosi që t’ia shes atë fqinjit të tij Graham Tozer, i cili më vonë e nxori në ankand. Motoçikleta e ka akoma cerifikatën e taksave që i ka skaduar më 31 korrik të vitit 1982.
Në tabelën e tij shihet që motoçikleta nuk e ka përshkruar as edhe një milje.
Motoçikleta po shitet për 2.000 funte dhe për të interesuar shumë blerës potencial. /GazetaSinjali/