Blero Muharremi duket se pas pushimeve është kthyer mjaft energjik.
Artisti mbrëmë ka publikuar disa video të realizuara në studio muzikore, me të cilat tregon se po punon për këngën e re.
Ai madje etiketoi edhe bashkëpunëtorët e këtij projekti, por nuk zbuloi më shumë detaje.
“Së shpejti…”, ka shkruar Blero, ndërsa kënga e fundit e tij mbetet “Lambo”, e cila ishte e shoqëruar me klip./Gazeta Sinjali/