image Blerim Reka tregon detaje se si Kurti e ftoi të bëhej ministër i Punëve të Jashtëm

Kosovë

Deklaratë/ Blerim Reka tregon detaje se si Kurti e ftoi të bëhej ministër i Punëve të Jashtëm

news image

Ministri i Integrimeve Europiane, Blerim Reka, ka thënë se Albin Kurti, në ditën e parë të këtij viti kishte vizituar atë për ta ftuar të bëhej ministër i Punëve të Jashtëm.

“Oferta konkrete ka qenë në ditën e parë të këtij viti kur zoti Kurti më ftoi dhe më tregoi për postin e ministrit të Jashtëm dhe u pajtuam”, është shprehur Reka

Ai ka folur edhe për ndërrimin e pozitës së tij pas emërimit të Glauk Konjufcës si ministër i Jashtëm. Sipas Rekës, Konjufca ishte njeriu i dytë më i votuar në Vetëvendosje prandaj dhe e meritonte një pozitë të tillë.

“Ia vlente, Konjufca është njeriu i dytë më i votuar në Vetëvendosje dhe e meritonte një pozitë të tillë, unë nuk e konsiderova shkelje të dinjitetit apo personalitetit”, ka thënë Reka në Rubikon./ Gazeta Sinjali/