image Blerim Kuçi rezulton pozitiv me koronavirus

Kosovë

Blerim Kuçi rezulton pozitiv me koronavirus

news image

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka njoftuar se pas një kontakti ditë më parë, tani ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook duke thënë se tashmë është vetizoluar dhe po ndjekë udhëzimet e mjekëve.

“Tashmë jam vetizoluar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve, teksa punën po e vazhdoj nga shtëpia. Juve ju lutem të mbani maskën, respektoni distancën dhe të keni kujdes të shtuar”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Pasi isha rast kontakti ditë më parë, dje u testova për COVID-19 dhe rezultova POZITIV.

Tashmë jam vetizoluar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve, teksa punën po e vazhdoj nga shtëpia.

Juve ju lutem të mbani maskën, respektoni distancën dhe të keni kujdes të shtuar.

/Gazeta Sinjali/