image Blake Shelton dhe Gwen Stefani publikojnë duetin 'Nobody But You'

Muzikë

Muzikë/ Blake Shelton dhe Gwen Stefani publikojnë duetin ‘Nobody But You’

news image

Çifti i njohur i Hollywood-it, Blake Shelton dhe Gwen Stefani, e kanë publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Nobody But You” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo këngë është pjesë e albumit të fundit të Sheltonit, “Fully Loaded: God’s Country”, i cili është lansuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Klipi paraqet dyshen duke shijuar jetën bashkëshortore dhe deri më tani ka arritur mbi tre milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/