image Bjellorusia i kundërpërgjigjet BE-së me valë të re të refugjatëve

Evropë

Bjellorusia i kundërpërgjigjet BE-së me valë të re të refugjatëve

news image

Bashkimi Evropian i ka vendosur sanksione ekonomike shtetit të Bjellorusisë për shkak se BE ka konstatuar se regjimi politik i këtij shteti ka shkelur rëndë të drejtat e njeriut, transmeton Gazeta Sinjali.

Mirëpo, Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i është kundërpërgjigjur në heshtje Bashkimit Evropian me valë të re të refugjatëve.

Çdo ditë me qindra shtetas të Bjellorusisë kalojnë kufirin dhe kërkojnë azil në Lituani.  

Autoritetet në Lituani janë duke akuzuar Bjellorusinë se qëllimisht nuk janë duke kontrolluar kufijtë e tyre dhe kësisoj shtetasit e tyre kalojnë në Lituani duke kërkuar strehim.  Vetëm në muajin qershor është raportuar se mbi 400 persona, kanë kaluar kufirin nga Bjellorusia në Lituani. 

Autoritetet në Lituani kanë deklaruar për Euronews se nëse vazhdon ky trend atëherë rrezikohen kapacitet e tyre, ngase nuk kanë mundësi që të përballojnë fluksin e ri të refugjatëve.

Zyrtarët e këtij shteti kanë deklaruar se synojnë  të vendosin pajisje të nevojshme në kufi për ndaljen e tyre.

Ndryshe Bashkimi Evropian kishte pranuar një numër të madh të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe kjo kishte acaruar popullsinë e shteteve të BE-së të cilët kishin kërkuar ndërprerjen e pranimit të refugjatëve.

Dhe njëra ndër temat më të vështira në zgjedhjet elektorale brenda shteteve të BE-së kanë qenë pranimi i refugjatëve.  

Sipas analistëve, Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cili është i afërt me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, e ka kuptuar këtë frikë të BE-së sa i përket refugjatëve dhe për këtë arsye ai është duke u hakmarrë duke lejuar që shtetasit e tyre të imigrojnë në vendet e BE-së./GazetaSinjali/