Alexander Konanykhin është biznesmeni rus i cili së fundmi ka thënë se ka një shpërblim për oficerët ushtarak rusë nëse e vrasin Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Konanykhin u zotua publikisht se do t’i dhurojë 1 milionë dollarë si shpërblim për kokën e Putinit.
Biznesmeni rus i cili aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një veprim të tillë e ka cilësuar si të domosdoshëm dhe të drejtë.
Mirëpo, më vonë ai përmes një postimi tjetër ndryshoi kushtet, duke thënë se shpërblimi vlen për çdo oficer që do ta arrestonte Putinin për krime lufte.
“Premtoj të paguaj 1,000,000 dollarë për oficerin/oficerët të cilët, duke respektuar obligimin kushtetues, e arrestojnë Putinin për krime lufte sipas ligjeve ruse dhe atyre ndërkombëtare. Putini nuk është presidenti i njëjtë me atë që dikur mori pushtetin. Ai ka shkelur Kushtetutën duke hequr zgjedhjet e lira dhe duke likuiduar oponentët politikë. Si rus etnik dhe qytetar, ndjej se është detyrë e imja morale ta ndihmojë denazifikimin e Rusisë. Do të vazhdoj ndihmën time për Ukrainën, në përpjekjet e saj për t’i bërë ballë sulmeve të Putinit”, ka shkruar ai në Facebook.
#Russian businessman Alexander Konanykhin has put a $1,000,000 reward for Putin’s head pic.twitter.com/tqiOGzPHyB
— NEXTA (@nexta_tv) March 2, 2022