image Biznesmeni grek humb jetën pasi makina ra 15 metra në greminë

Botë

Aksident/ Biznesmeni grek humb jetën pasi makina ra 15 metra në greminë

news image

Makina e Theodoros Nitsiakos ra në një greminë mbi 15 metra të thellë në dëborë, duke bërë që biznesmeni grek të vritej tragjikisht.

Videoja e publikuar në mediat greke tregon se automjeti është varrosur në dëborë në fshatin e tij të lindjes Aetomilitsa, ku biznesmeni raportohet se shkoi për gjueti të premten e kaluar.

Çatia e xhipit është dëmtuar nga përplasja e makinës në shkëmb, siç tregohet edhe në video.

Biznesmeni  kishte qenë në kafenenë e fshatit me miqtë e tij disa orë para aksidentit.

Të dielën në mesditë, të afërmit, miqtë, njerëzit e biznesit dhe persona të tjerë që e njihnin i dhanë lamtumirën e fundit Theodoros Nitsiakos.

Theodoros Nitsiakos është themeluesi i kompanisë “Chicken Nitsiakos”.

Në fillimet e tij për të ngritur kompaninë, prindërit shitën bagëtinë pasi banka nuk e mbështeste.

Biznesi u zgjerua duke u bërë prodhuesi më i madh i mishit të pulës në Greqi, dhe një nga kompanitë kryesore të tregtimit të miellit të drithërave dhe të sojës në vend, raportojnë mediat greke.