image Bizneset që nuk kanë printuar kuponë fiskalë dënohen me mbi 48 mijë euro nga ATK-ja

Kosovë

Komunikatë/ Bizneset që nuk kanë printuar kuponë fiskalë dënohen me mbi 48 mijë euro nga ATK-ja

news image

Administrata Tatimore e Kosovës gjatë inspektimit të bizneseve ka lëshuar 48 mijë e 378 euro gjobë për bizneset transportuese që nuk  kanë printuar kuponë fiskal.

ATK-ja gjatë këtyre ditëve ka zhvilluar aksion në Prishtinë, me qëllim të verifikimit të bizneseve me veprimtari transportuese, nëse janë duke vepruar konform dispozitave ligjor për pajisje me arka fiskale dhe lëshim të kuponit fiskal.

Gjatë aksionit në fjalë janë inspektuar 41 biznese, ku si rezultat 34 prej tyre kanë qenë të  fiskalizuara,  20 prej tyre nuk kanë printuar kuponë fiskal, ndërsa 7 të tjera nuk kanë pasur të instaluara pajisjet elektronike fiskale. Nga konstatimet e bëra në teren janë lëshuar 221 gjoba mandatare,  në vlerë prej 48, 375 euro.

Aksionet e ngjashme do të zhvillohen edhe ditëve në vijmë,  në mënyrë që gjithë tatimpaguesit të kenë trajtim të barabartë nga ATK gjatë  zbatimit të Legjislacionit Tatimor./Gazeta Sinjali/