image Bizneset dhe farmacitë nën llupën e komisionit të posaçëm për parandalimin e koronavirusit

Politikë

Bizneset dhe farmacitë nën llupën e komisionit të posaçëm për parandalimin e koronavirusit

news image

Sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës që është paraparë të nis në orën 15:30, pritet të themelohet komisioni i posaçëm për parandalimin e koronavirusit, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar dokumentin se kush do të jetë kryesues dhe anëtar i komisionit si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

Bëhet e ditur se nën llupën e komisionit do të jenë bizneset dhe farmacitë që sipas raportimeve të qytetarëve kanë rritur çmimet. /Gazeta Sinjali/

Ndryshe, mbrëmë, në një mbledhje të jashtëzakonshme qeveria miratoi një sërë masash parandaluese për përhapjen e Covid-19, që përfshin edhe mbylljen e shkollave deri më 27 mars. /Gazeta Sinjali/