Kriptovaluta Bitcoin është vazhdimisht duke e rritur popullaritetin, gjë e cila po ndikon edhe në investime.
Së fundmi një hulumtim i bërë nga Biflyer tregon se në Bitcoin janë duke u bërë mjaft shumë investime.
Bursa Japoneze publikoi kërkimin e bërë ndaj trendeve të investimit në SHBA dhe krahasuar atë me tregun Japonez.
Diferenca më e madhe mes Amerikanëve dhe Japonezëve u tregua edhe nga një anketë e bërë ku 76% e Amerikanëve i shohin kriptomonedhat pozitivisht ndërsa 78% e Japonezëve negativisht.
Gjithashtu, 82% e Amerikanëve investojnë në asete financiare, një statistikë e cila ishte 52% pak muaj më parë.
COVID-19 ka nxitur interesin e investimit në asete financiare të sigurta. Bitcoin dhe kriptomonedhat kanë eklipsuar arin si aseti i 4 më popullor i investimit ndërsa tre vendet e para i zënë stoqet./Gazeta Sinjali/