image Bislimi: Ne nuk mund të ndërtojmë urë luksoze e të shkatërrojmë bregun

Kosovë

Deklaratë/ Bislimi: Ne nuk mund të ndërtojmë urë luksoze e të shkatërrojmë bregun

news image

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka thënë se ministria që ai drejton është duke u munduar që këtë situatë të kalojnë me sa më pak dëme ekonomike.

Ndërkaq për kërkesen e Odës Ekonomike për një shumë më të madhe ekonomike, që sipas tyre krijon edhe stabilitet buxhetor, ai është shprehur se është kërkesë luksi.

“E kam për obligim me siguru stabilitet, nuk i zgjidhim problemet afatgjate askujt, pakoja emergjente është e destinuar për me kalu këtë situatë me sa më pak dëme. Nuk mund të ndërtojmë urë luksoze e të shkatërrojmë bregun matanë urës”, tha Bislimi.

Ai gjithashtu theksoi se qeveria e kaluar ka lënë obligime të pakryera mbi 328 milionë euro./ Gazeta Sinjali/