image Bislimi: Lufta në Ukrainë ndikoi në krizën energjike dhe rritjen e çmimeve

Politikë

Bislimi: Lufta në Ukrainë ndikoi në krizën energjike dhe rritjen e çmimeve

news image

Zyra e BE-së në Kosovë dhe Shtëpia e Evropës kanë organizuar diskutimin me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”. Në këtë debat po marrin pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog.

Bislimi vlerësoi se lufta në Ukrainë ka sjellë ndryshime në kontinent, kurse në Kosovë është manifestuar në krizën energjike dhe rritjen e çmimeve.

“Është dashur të adresohen tri fusha me rëndësi: Ringjallja ekonomisë, inflacioni apo përballja me kriza energjetike, apo rritja e kostos të përballimit me energji elektrike. Në kësi situata mendoj që kruciale është aftësia e qeverisë për të ndërhyrë më shpejt dhe në mënyrë më të targetuara. Andaj edhe mua elementi më e rëndësishme që ka ndodhur është stabiliteti politik që ka dresuar masat e qeverisë për t’u dalë në ndihmë të qytetarëve”, tha Bislimi.

Sipas tij, rritja ekonomike matet me numra dhe jo me përshtypje.

“Ne duhet të bazohemi se në të dhëna, është ASK-ja, Banka Qendrore e Kosovës (BQK), BB dhe FMN publikojnë statistika. Në vitin e kaluar rritja ekonomike ka qenë dy shifrore, performanca buxhetore ka qenë më e mira në regjion, pastaj kemi rritje të shërbimeve”, tha Bislimi.

Kurse shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përmendur disa fusha ku Kosova ka arritur përparim. Ai tha se ka pritur më shumë përparim në fushën legjislative.

“Kemi shpresuar që strategjia për energji të zbatohet edhe në fushën e sundimit të ligjit duhet të ketë përparim”, theksoi ai.

/GazetaSinjali/