Sot gjatë ditës në Bruksel, emisari BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar takime me përfaqësues nga Kosova dhe Serbia rreth çështjes së dinarit. Saktësisht, Lajçak është takuar me përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës të prirë nga Guvernatori, Ahmet Ismaili, si dhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkovic.
Lajcak pak këtyre takimeve ka deklaruar në rrjetin social “X” se mirëpret përkushtimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së.
I njëjti bëri të ditur se takimi i sotëm ka qenë një hap i parë i rëndësishëm, megjithatë thotë se shumë çështje politike mbesin ende pa përgjigje, teksa shton se takimet shtesë janë të nevojshme.
“Unë mirëpres angazhimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së. Takimi i sotëm i Dialogut ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë”, ka shkruar Lajçak.
Shefi i ekipti negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, s’ka udhëtuar fare drejt Brukselit.
I welcome the commitment of the Parties to finding a sustainable solution for the communities affected by the recent CBK regulation. Today’s Dialogue meeting was an important first step, but many political questions remain unanswered. Additional meetings will be needed. pic.twitter.com/yhSXZsw8FP
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 27, 2024