image Vuçiqi s'e ndalë propagandën: Me Borrellin e Lajçakun folëm për përpjekjet e Kurtit për të kryer spastrimin etnik të serbëve

Politikë

Vuçiqi s’e ndalë propagandën: Me Borrellin e Lajçakun folëm për përpjekjet e Kurtit për të kryer spastrimin etnik të serbëve

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Tema kryesore, sipas Vuçiqit, ishte Kosova dhe, siç tha ai, “përpjekja e Kurtit për të kryer spastrimin etnik të serbëve në heshtje”.

“Kam frikë se BE-ja nuk do të përdorë mekanizma realë për ta detyruar Kurtin të heqë dorë nga provokimet dhe sulmet e tij të përditshme ndaj serbëve”, tha Vuçiqi në një postim në Instagram. 

/GazetaSinjali/