image Birmingham Live: Rashica pritet të transferohet te klubi angles, kjo është shuma

Futboll

Merkato/ Birmingham Live: Rashica pritet të transferohet te klubi angles, kjo është shuma

news image

E ardhmja e Milot Rashicës do të lakohet shumë gjatë këtij muaji. Rashica i cili po kalon formë të jashtëzakonshme me klubin gjerman, Werder Bremen është duke u kërkuar nga shumë klube evropiane.

Sipas “Birmingham Live”, Rashica mund ta transferohet në Wolverhampton gjatë afatit kalimtar të janarit.

Derisa ne presim që të fillojnë spekulimet konkrete për transferime, mediumi anglez stimuloi ‘EA SPORTS FIFA 20’ për të parashikuar ardhjet e mundshme në skuadër gjatë këtij muaji.

Transferimi i Rashicës në Wolves parashikohet të ndodhë për për 24 milionë funte.

Image

Ndryshe, paraqitjet e Rashicës me Werder Bremenin këtë edicion kanë qenë të jashtëzakonshme, derisa tashmë ai ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tri asistime në 13 ndeshje në Bundesliga.

Sulmuesi 23-vjeçar ka luajtur 48 ndeshje për Ëerderin prej transferimit nga Vitesse për 6.3 milionë funte në vitin 2018 dhe në treg sot ka një vlerë prej 35 milionë funte.