image Binjakët që përdorin pasaportën e patentë-shoferin e njëjtë/ Policia nisë hetimet

Siguri

Binjakët që përdorin pasaportën e patentë-shoferin e njëjtë/ Policia nisë hetimet

news image

Dy vëllezër nga Ferizaj, në një emision, thanë që përdorin të njëjtën pasaportë e patentë-shofer për 10 vite. E ndaj tyre Policia do të nisë hetime.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Rajonit të Ferizajt. Nga Zyra për Informim e Policisë së Ferizajt kanë deklaruar se deri tash s’kanë pranuar ndonjë ankesë për këta dy persona.

“Ju njoftoj, se pasi kemi pranuar këtë informacion tuajin​, Policia Rajonale e Ferizajt, përkatësht stacioni policor në Ferizaj, në konsultim edhe me Prokurorinë Themelore në Ferizajt, do të nisë një hetim rreth këtij rasti. Ndërkaq, deri më tani nuk kemi pasur ndonjë ankues për këta dy persona”, thuhet në përgjigje.

Ndryshe, dy vëllezërit binjakë nga Ferizaj, Bujari dhe Ismajli, kanë rrëfyer historinë tyre në një intervistë në ATV.

Për patentë shofer, kemi vozitë 10-vjet me një patentë. Për së dyti unë ia kam marrë patentën këtij, do të thotë, më së shumti sendet unë i kam bo. Pas 10-vjete prap unë ia kam marrë patentë shoferin këtij” – u shpreh Ismajli.

Ata treguan se si kanë vepruar kur i ndalte policia: “Policia po na kanë ndalë, na kanë kërkuar dokumentet unë (Bujari) ia kam dhënë patentën e këtij dhe kurrë problem s’kam pasur. ‘Në rregull merrni dokumentet, edhe ditën e mirë’ – s’kanë mundur me na vërejt kurrë”.

Ata kanë treguar edhe sfidat e tyre në familje, duke thënë se as fëmijët e tyre s’e dinë cili është babai e cili axha.

/GazetaSinjali/