Burim Kursani i njohur me emrin artistik si Bim Bimma, e ka publikuar tanimë në YouTube, këngën “Për lekë”.
Kënga e cila është pjesë e albumit të fundit të artistit, është publikuar vetëm në versionin audio, shkruan Gazeta Sinjali.
Për beatin është përkujdesur Strike Beatz, ndërsa për miksimin dhe masterizimin e këngës është kujdesur Faton Dolaku.
“Për lekë”, është publikuar në kanalin zyrtar të Bim Bimmës në YouTube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./Gazeta Sinjali/