Disa video të Billie Eilish duke imituar theksin aziatik dhe duke shqiptuar fjalët e tyre në një formë denigruese dhe raciste, referuar më shumë kinezëve kanë bërë gjiron e rrjetit, përcjell Gazeta Sinjali.
Videoja e shpërndarë nga një përdoruese e TikTok-ut ka dy klipe të shkurtra ku në njërën prej tyre, vëllai i Billie i thotë se ajo ngjan si një imituese e theksit të njerëzve me ngjyrë.
Disa prej komentuesve në video thonë se Eilish ka qenë 14 vjeç në atë kohë, por nuk dihet se sa të vjetra janë këto video.
Të tjerë i kanë dalë në mbrojtje këngëtares duke thënë se shkak për këtë është sindroma prej së cilës ajo vuan, Tourette. Kjo lloj sindrome shkakton tik verbal ose fizik dhe Eilish ka folur më parë lidhur me të.
Gjithsesi, shumë nga fansat ndihen të zhgënjyer dhe kërkojnë një përgjigje prej saj. “E dua shumë dhe jam i lidhur me të, por ajo duhet të flasë për këtë”, ndërsa një koment tjetër është “Nuk ka rëndësi nëse ajo ka qenë 14 vjeç në atë kohë. Ajo duhet të përgjigjet”.
Çuditërisht, videoja u shpërnda pas akuzave që i dashuri i Billie, Matthew Vorce mori për të njëjtën arsye, me shpërndarjen e disa fotove të komenteve me gjuhë raciste, homofobike dhe seksiste të tij.
Vorce kërkoi falje me anë të një postimi në Instagram për të kaluarën e tij, ndërsa Eilish ende nuk i është adresuar asnjërës prej tyre. /Gazeta Sinjali/