image Bill Clinton: Amerika kurrë nuk do t’i harrojë ata që dhanë jetën për të shpëtuar të tjerët

Botë

Bill Clinton: Amerika kurrë nuk do t’i harrojë ata që dhanë jetën për të shpëtuar të tjerët

news image

Me rastin 20 vjetorit të sulmit terrorist që ndodhi në ShBA, më 11 shtator 2001, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona, ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, ka përkujtuar viktimat e kësaj tragjedie.

Klinton përmes një postimi në Twitter ka thënë se Amerika nuk do t’i harrojë ata që dhanë jetën për të shpëtuar të tjerët.

“Amerika nuk do t’i harrojë kurrë ata që humbën jetën, ata që rrezikuan ose dhanë jetën për të shpëtuar të tjerët, dhe ata, jeta e të cilëve u ndryshua përgjithmonë 20 vjet më parë”, është shprehur ish-presidenti Klinton.

“Ne u detyrohemi të gjithëve që të mblidhemi përsëri me unitet, shpresë, dhembshuri dhe vendosmëri”, ka vazhduar Klinton.

/GazetaSinjali/