image Video më e mirë që do shihni sot: Klintonët dhe Hilarit e rinj emocionojnë ish-presidentin amerikan

Shqipëri

Video më e mirë që do shihni sot: Klintonët dhe Hilarit e rinj emocionojnë ish-presidentin amerikan

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas përfundimit të vizitës së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton në Shqipëri, ka publikuar një video-përmbledhje të kësaj vizite, e cila padyshim se do të jetë njëra ndër videot më të mira që do të shihni sot, raporton Gazeta Sinjali.

Video fillon qysh nga zbritja e Clintonit në aeroport dhe pritja e Ramës, për të vazhduar në takimin në kryeministri, e pastaj në ceremoninë shtetërore që iu organizua në sheshin e Tiranës.

Gjatë kësaj ceremonie, një numër i të rinjve dhe fëmijëve nga Kosova, me emrat Klinton, Billclinton dhe Hillary e falënderuan përzemërsisht ish-presidentin Clinton për ndihmën në çlirimin e Kosovës, moment ky i cili dha emocione të papërshkruara.

“Dhe në fund njësoj si me ëmbëlsirat, një falënderim të veçantë për Klintonët, Hilarit dhe vetë Billklintonin, që erdhën dje nga Kosova për t’i dhënë ngjarjes së rrallë përmasën e një zemre të madhe”, tha Rama bashkangjitur në video.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/318902893798929/?tn=%2CO

/GazetaSinjali/