image Clinton kujton se çka i kishte thënë kamarieri kosovar: Falë teje familja ime është gjallë

Kosovë

Clinton kujton se çka i kishte thënë kamarieri kosovar: Falë teje familja ime është gjallë

news image

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ka kujtuar një ngjarje prekëse që i kishte ndodhur pasi e kishte lënë Shtëpinë e Bardhë.

Ai gjatë fjalimit të tij plot emocion tregoi për një falënderim që e kishte marrë nga një kamarier nga Kosova.

“Kur isha në një restorant në Neë York, me 12 njerëz në një sallë private ku po diskutonim gjëra të rëndësishme themelore, dhe një kamarier erdhi që të merrte porosinë. Ai e pa se kush ishte aty, uli tabakun që kishte ujin dhe u ul në gjunjë dhe më pa e më tha: “Falë teje, familja ime është gjallë”. Dhe njerëzit e tjerë më të cilët isha nuk e kishin idenë se çka po ndodhte. Unë ua shpjegova se ishte shqiptar nga Kosova”, tha Clinton.

“Ai u çua dhe foli me njerëzit aty për jetën e tij familjare, për atë se çka kishte kaluar”, shtoi ai.

Sot, Bill Clinton në një ceremoni shtetëror u nderua nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me medaljen “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Kjo është vizita e parë e tij në Shqipëri.

/GazetaSinjali/