image Bill Gates demanton teorinë për injektimin e mikroçipave me marrjen e vaksinës anti-COVID

Botë

Bill Gates demanton teorinë për injektimin e mikroçipave me marrjen e vaksinës anti-COVID

news image

Emri i themeluesit të “Microsoft”, Bill Gates, u përfol nga një teori konspirative se personat të cilët do të marrin vaksinë anti-COVID do t’iu injektohet edhe një mikroçip i cili do të kontrollojë lëvizjet e njerëzve.

Gates u akuzua për një gjë të tillë, pasi para disa vjetësh kishte folur për një mundësi që të vdesin 10 milionë njerëz nga një virus bakterial. E parashikimi i tij ka nxitur shumë debate.

Por, 64-vjeçari amerikan ka mohuar kategorikisht një teori duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.

“Jo. Nuk ka asnjë lidhje. Nuk e di nga kanë lindur këto teori. Dr. Anthony Fauci dhe unë jemi akuzuar për gjëra të tilla duke përfshirë se dëshirojmë të ulim numrin e popullatës në botë dhe se përmes vaksinës të kontrollojmë njerëzit. Por, kjo gjë do të hidhet poshtë në momentin që do të zbulohet vaksina dhe ta marrin njerëzit”, tha Gates./ Gazeta Sinjali/