Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka reaguar pas sulmit me thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie.
Rushdie në vitin 1988 e ka botuar librin “Vargjet Satanike”, i kontestuar nga shumë myslimanë sipas të cilëve përmban ofendime ndaj profetit Muhamed.
“Salman Rushdie e ka jetuar jetën e tij me guxim dhe ka refuzuar të lejojë që frikësimi ta heshtë atë, artin e tij dhe atë që ai përfaqëson. Unë e mbaj atë në mendimet e mia dhe lutem për shërimin e tij”, ka shkruar Clinton në Twitter.
Salman Rushdie has lived his life courageously and refused to let intimidation silence him, his art, and what he stands for. I am keeping him in my thoughts and praying for his recovery.
— Bill Clinton (@BillClinton) August 14, 2022