Dje (e marte) ka pasur raportime të shumta nga mediat spanjolle, që presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka arritur marrëveshje me agjentin Mino Raiola për transferimin e sulmuesit Erling Haaland.
Sipas “Deportivo Cuotro”, Laporta ka marrëveshje me Raiolan për Haaland dhe që marrëveshja do realizohet nëse katalunasit kanë para të mjaftueshme për të rivalizuar transferimin.
Përpos kësaj, mediumi spanjoll shtonte se Haaland nuk dëshiron të luajë me Kylian Mbappe, prandaj Barcelona ishte prioritet për norvegjezin.
Sidoqoftë, këto spekulime i ka hedhur poshtë mediumi më i madh gjerman, “Bild” që thotë se s’ka asnjë marrëveshje mes palëve.
“Nuk është e vërtet. Nuk ka ndonjë marrëveshje mes Haaland dhe Barcelonës”, shkroi gazetari Jan Aage Fjortoft.
Raiola sichert Top-Klub angeblich Haaland-Transfer zu. #skytransfer https://t.co/GBce3NagJn
— Sky Sport News (@SkySportNewsHD) January 4, 2022
Ndërkohë, thuhet se dy klubet spanjolle Barcelona dhe Real Madrid duan ta kompletojnë marrëveshjen me Haaland para 1 shkurtit. /Gazeta Sinjali Sporti/