Barcelona është eliminuar nga Kupa e Mbretit në fazën e 1/8-ës, raporton Sinjali Sport.
Athletic Bilbao e mposhti skuadrën katalunase me rezultat 3-2, pas 120 minutave.
Ndeshja më interesante e kësaj faze u luajt në “San Mames” dhe u nevojiten vazhdimet për ta përcakëtuar fituesin, pasi pas 90 minutave ndeshja përfundoi 2-2.
Iker Muniain hapi llogarinë me golin e hershëm 2′, kurse Ferran Torres barazoi shifrat 20′, duke u mbyllur pjesa e parë me këto gola.
Në pjesën e dytë në fund të ndeshjes u realizuan dy golat tjerë, me Inigo Martinez në të 86′ dhe Pedri 93′, duke përfunduar ndeshje dramatike pa fitues.
Bilbao u kualifikua pas golit të Iker Muniain nga penaltia 106′, duke e kualikuar skuadrën në çerekfinale.