image Bilanci i koronavirusit në të gjitha komunat e Kosovës, mbi 2 mijë e 600 raste aktive

Shëndetësi

Bilanci i koronavirusit në të gjitha komunat e Kosovës, mbi 2 mijë e 600 raste aktive

news image

Gjatë ditës së sotme Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe për 118 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Kështu, numri total i rasteve pozitive është 5 mijë e 735 raste që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para, ndërsa janë testuar 31 mijë e 56 persona që nga fillimi i pandemisë.

IKSHPK njoftoi edhe për edhe 157 pacientë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2 mijë e 968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 632.

E gjatë ditës së sotme në Kosovë janë regjistruar edhe 5 raste të vdekjes nga koronavirusi, duke e dërguar kështu në 135 numrin e viktimave.

Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 1 mijë e 833 raste, 21 prej tyre kanë humbur betejën me koronavirusin.

Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 436 të infektuar, 9 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Ferizaj, i cili ka gjithsej 5 viktima, ndërsa ka 427 raste të konfirmuara pozitive.

Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive, viktimave dhe rasteve aktive për secilën komunë të Kosovës./Gazeta Sinjali/