image Bilanci i koronavirusit në të gjitha komunat e Kosovës

Shëndetësi

Bilanci i koronavirusit në të gjitha komunat e Kosovës

news image

Sot në Kosovë janë konfirmuar 765 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu, numri total i të infektuarve ka arritur në 28 mijë e 616 që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para, ndërsa janë testuar 117 mijë e 585 mostra.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi edhe për 193 pacientë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17 mijë e 55 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10 mijë e 752.

Sot në vendin tonë janë regjistruar edhe 11 raste të vdekjes nga COVID-19, duke e çuar kështu në 809 numrin e viktimave.

Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 10 mijë e 649 raste, 106 prej tyre kanë humbur betejën me koronavirusin.

Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive, viktimave dhe rasteve aktive për secilën komunë të Kosovës./Gazeta Sinjali/

No photo description available.