image Bilanci i koronavirusit në Kosovë, gati 200 të infektuar kanë vdekur

Shëndetësi

Bilanci i koronavirusit në Kosovë, gati 200 të infektuar kanë vdekur

news image

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 239 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 7 mijë e 652 numrin e rasteve pozitive të regjistruara deri tani në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga të gjitha rastet e konfirmuara deri më sot, 4 mijë e 129 prej tyre janë shëruar, derisa 192 të tjerë ndërruan jetë.

Kështu, numri i rasteve aktive në vend ka mbetur 2 mijë e 331.

Prishtina është komuna me numrin më të madh të të infektuarve në vend, me gjithsej 2 mijë e 509 raste të regjistruara deri më tani.

Kryeqyteti po ashtu prin me numrin e viktimave të COVID-19, me gjithsej 26 të vdekur nga ky virus.

Komuna e dytë me numrin më të madh të rasteve është Ferizaj me gjithsej 529 dhe 11 vdekje.

Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat e detajuara për numrin e rasteve pozitive dhe vdekjeve nga koronavirusi për të gjitha komunat e Kosovës./Gazeta Sinjali/