image Bilanci i koronavirusit në Kosovë, afro 4 mijë raste aktive

Shëndetësi

Bilanci i koronavirusit në Kosovë, afro 4 mijë raste aktive

news image

Dje janë konfirmuar edhe 225 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 9 mijë e 274 numrin e rasteve pozitive të regjistruara deri tani në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga të gjitha rastet e konfirmuara deri më sot, 5 mijë e 190 prej tyre janë shëruar, derisa 269 të tjerë kanë humbur betejën me koronavirusin.

Deri sot janë kryer gjithsej 38 mijë e 342 testime. Ndërsa numri i rasteve aktive në vend ka arritur në 3 mijë e 815.

Komuna e Prishtinës po vazhdon të mbetet më e prekura nga koronavirusi./Gazeta Sinjali/